Në debatin e fundit në lidhje me largimin e lojtarëve nga kombëtarja kuqezi drejt asaj të Kosovës çuditërisht nuk është përfshirë tifo-grupi i skuadrës sonë përfaqësuese “Tifozat Kuqezi”, grupim i cili ka qëndruar në heshtje.
Reagimet për këtë temë kanë qenë të shumta jo vetëm nga tifozë shqiptarë por edhe nga ana e personaliteteve të fushave të artit, politikës e të tjera. Por “TKZ” ka mbajtur një qëndrim indiferent për çështjen e “eksodit” kuqezi apo edhe për përçarjen e ideve që ka sjellë kjo çështje mes shqiptarëve të Shqipërisë dhe Kosovës.
Arsyeja nuk dihet ende, ndërsa çudi bën fakti që kjo heshtje vjen nga një grupim tifozësh që kanë qenë shumë të ndjeshëm për çështjet kombëtare. Edhe redaksia e neësport.al është munduar të kontaktojë me “TKZ” për të marrë një reagim mbi çështjen e “eksodit” kuqezi, por ende sot nuk është marrë asnjë përgjigje.
Edhe në faqen zyrtare në “Facebook”, “TKZ” nuk ka pasur asnjë reagim ose qëndrim për këtë temë, ndërsa postimet që kanë bërë nuk e kanë prekur në asnjë moment çështjen e largimit të lojtarëve nga kombëtarja e Shqipërisë drejt asaj të Kosovës.
Tri postimet e fundit ne faqen zyrtare ne “Facebook” nga ana e “Tifozave Kuqezi”