Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt ka zgjedhur mes Liverpool dhe Bayern, se cilën prej skuadrave do të dëshironte në çerekfinale.
Tekniku nuk ka hezituar aspak të shprehet dhe ka thënë që në short dëshiron kampionët e Gjermasnisë, ku ka qenë pjesë e tyre nga viti 2013 deri në vitin 2016-të.
“Mes Liverpool dhe Bayern unë do të zgjidhja Bayernin. Kam qenë pjesë e këtij klubi. Më pëlqen Mynihy dhe klubi i Bayern, ku atje kam lënë shumë miq”, është shprehur ndër të tjera Pep Guardiola
Nuk dihet nëse spanjolli mund ta ketë edhe si një sfidë personale këtë short, ku dëshiron të përballet me kampionët e Gjermanisë dhe t’i eleminojë nga Champions League.