Antonie Griezmann duket se është penduar që ka refuzuar ofertën e Barcelonës në merkaton e verës, raporton “The Sun Football”. Eleminimi nga Champions League në mënyrë të pabesueshme nga Juventusi, mund të ketë bërë që francezi të ndryshojë mendim që ka refuzuar katalanasit.
Atletico Madrid tashmë është jashtë të gjithë kompeticioneve, pasi është eleminuar edhe nga Kupa e Mbretit. Gjithashtu edhe kampionati duket shumë i vështirë për t’u arritur, pasi Barcelona kryeson bindshëm.
Mbetet për t’u parë në merkaton e verës se çfarë do të ndodhë, nëse Griezmann do të preferojë të ndërrojë skuadër jashtë Spanjës, apo do të tentojë edhe një herë tjetër të bëhet pjesë e katalanasve.