Fundjava mbyllet me prezencat e “legjionarëve”. Empoli i mbrojtësit Frederik sfidon në fushën e Udines vendasit. Pas fitores së bujshme ndaj Napolit ditën e mërkurë, skuadra e lojtarit kuqezi luan një përballje për mbijetesë me Udinesen pasi të dyja ekipet ndodhen njëri pas tjetrit në klasifikimin e kampionatit italian (Udinese vendi i 16-ë me 29 pikë, Empoli në vendin e 17-ë me 28 pikë).
Tekniku i Empolit Aurelio Andrezzoli i beson që nga minuta e parë Veselit.
Formacionet titullare për këtë takim janë:
Udinese: Musso; Samir, Troost-Ekong, Opoku; Stryger-Larsen, Fofana, Mandragora, De Paul, Zeegelaar; Okaka, Lasagna
Empoli: Dragowski; Maietta, Silvestre, Veseli, Di Lorenzo; Traore, Bennacer, Krunic; Pajac; Farias, Caputo
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.