Ditën e djeshme skuadra e Partizanit ka dorëzuar në Ambasadën Ruse dokumentacionin e të gjithë futbollistëve që do të udhëtojnë me klubin ne Rusi për ndeshjen ndaj Krasnodarit.
Mes pasaportave të futbollistëve janë përfshirë edhe ato të kosovarëve Ibrahimi dhe Ramadani.
Në një kohë që pasaportat e futbollistëve të tjerë do të pajisen me viza pa asnjë problem, proçedura për dy kosovarët do të jetë më e gjatë, dhe gjithnjë ekziston mundësia që shteti rus të mos bëjë mbrapa dhe të mos pajisë futbollsitët me viza.