Ditën e sotme, Bayerni ka arritur akordin me Pavardin, kampionin e botës me Francën. Mbrojtësi do të shkojë në Mynih në korrik, kur përfundon kontrata e tij me Shtutgardin.
Stafi drejtues i skuadrës gjermane nuk ndalet me kaq dhe ka bërë një ofertë me vlerë 45 milionë dollarë për të transferuar talentin e Chelseas, Callum Hudson-Odoi. Mediat gjermane gjithashtu theksojnë faktin se Juventusi, Real Madridi dhe Borussia Dortmund kanë pasur më herët interesim për sulmuesin Hudson-Odoi, por në krahun tjetër bavarezët ishin më të shkathët dhe më të vendosur duke ccuar ofertën e parë.
Mbetet për tu parë se cila do të jetë përgjigja e londinezëve.