Skuadra e Real Madrid ditët e fundit duket se nuk po kalon momente aspak të mira, sepse pasi është larguar Zinedine Zidane, tashmë po përflitet edhe për largimin e Cristiano Ronaldo-s.
Mirëpo, një lojtar, i cili ishte pjesë “galaktikave”, Guti, ka vendosur të largohet nga madrilenët. Sikurse raporton e përditshmja “Marca” ish-mesfushori mund të lërgohet për të marrë drejtimin e skuadrës së Besiktas në Turqi. Kujtojmë që Guti është trajner i moshave te skuadra e Real Madrid.