Skënderbeu ka mundur të marrë në ndeshjen e fundit të kampioantit një fitore të pastër ndaj Partizanit, ku bardhekuqtë arritën të marrin tre pikë të rëndësishme në shtëpi përballë “Demave të Kuq”.
Vetëm pak orë pas përfundimit të këtij takimi, në kampin korçar ka nisur puna për ndeshjen e radhës. Skënderbeu udhëton në transfertë ndaj Kukësit, ndeshje e vështirë por mjaft interesante dhe emocionusese.
Pas përfundimitë të seancës së djeshme stërvitore në Korçë kanë mbetur vetëm vendasit, ndërsa pjesa tjetër e ekipi është nisur drejt Durrësit, aty ku skuadra zhvillon nomalisht përgatitjet. Sot, pritet që drejt vendit bregdetar të udhëtojnë dhe lojtarët që kanë vendosur të qëndrojnë në Korçë ditën e djeshme për të vazhduar me përgatitjet në kuadër të javës anti-Kukës.