Sopoti luajti ditën e djeshme kundër Tiranës, sfidë e vlefshme për Kupën e Shqipërisë dhe u mbyll me rezultatin 1-1. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, klubi i Sopotit bën me dije që është analizuar takimi i djeshëm me bardheblutë dhe më pas kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e ardhshme që do të luajnë me Pogradecin në kuadër të javës së dytë në Kategorinë e Parë
” Skuadra sot përpara seancës stërvitore ka zhvilluar një analizë ku janë skanuar në detaje anët pozitive dhe negative të ekipit, të shfaqura në ndeshjen ndaj Tiranës në Kupën e Shqiperisë.
Në fundin e kësaj analize është konfirmuar si nga ana e stafit, edhe nga lojtaret, fakti që tashmë ndeshja ndaj Tiranës i përket të shkuares dhe vëmendja është totalisht tek Pogradeci, sfida e kampionatit”, shkruhej në njoftimin e Sopotit.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.