Sulmuesit Shani Tarashaj e Veton Berisha janë të vetmit prej futbollistëve kosovarë që mund të përfitojnë nëse rregulli i FIFA-s për ndërrim të përfaqësueseve futet në fuqi.
Tarashaj e Berisha mund të zgjedhin të luajnë për Përfaqësuesen e Kosovës edhe pse më parë kanë luajtur respektivisht për Zvicrën dhe Norvegjinë.
Kjo gjë mund të ndodhë pas rregullave të reja FIFA-s, sipas të cilave lojtarët që kanë një apo dy paraqitje zyrtare me një përfaqësuese, mund ta ndërrojnë atë.