Kridens Meta u rikthye të gjykonte në Superligë pas dënimit dy javë më parë, ndërsa gjykoi në Kategorinë e Parë.
Por, pas episodeve shumë të diskutuara në takimin Kukësi-Laçi 2-1, gjyqtari i Kolegjiumit të Tiranës mund të pezullohet sërish.
Laçianët kontestuan arbitrimin e Kridens Metës në sfidën kundër Kukësit, ndërsa momenti më i diskutuar ishte kur Musolli goditi me bërryl kundërshtarin e tij, por nuk u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari kryeqytetas.
Rastet e dënimeve të gjyqtarëve në Superligë gjatë javëve të fundit kanë qenë të shumta, ndërsa edhe derbi Tirana-Partizani 1-2, nuk u arbitrua nga asnjë prej gjyqtarëve të FIFA-s.