Kamza arriti të mbijetonte në Superligë në sezonin që u mbyll para dy javësh dhe në këtë mënyrë ishte Vllaznia ajo që u rrëzua në Kategorinë e Parë. Te Kamza kishte lojtarë të një niveli të lartë të kampionatit tonë si Plaku, Frashëri, Arrbal apo edhe Idrizaj dhe Avdyli që shkëlqyen gjatë sezonit. Pikërisht me këtë bazë do që ta fillojë ekipi i Kamzes edhe sezonin që vjen.
Kamzalinjtë duan të ruajnë ‘yjet’ e këtij sezoni që janë të lakmuar në merkato. Kështu pas mbijetesës për Kamzen ka një tjetër betejë. Ajo e të mbajturit të lojtarëve edhe për sezonin që vjen që pritet të sjellë akoma më tepër vështirësi se ky që u kalua.