Kukësi ka nisur ditën e sotme përgatitjet në kuadër të javës së gjashtë të Superiores, ku do të luajë me Flamurtarin në Vlorë. Ekipi është vënë nën urdhrat e trajnerit Gjoka dhe kanë nisur seancën stërvitore në kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmas. Përgatitjet kanë qenë të një karakteri tekniko-taktik. Në skuadër është rikthyer qetësia pas paraqitjeve të mira të zhvilluara në ndeshjet e fundit dhe fryma brenda grupit është optimiste.