Mbrëmjen e djeshme, Skënderbeu ka humbur takimin me Mlada Boleslav-in me rezultatin minimal 2-1. Edhe pse gjithçka shkoi mirë dhe u zhvilluar një paraqitje mjaft e mirë nga ana e korçarëve, fati ishe në anënë e çekëve.
Të enjten, do të luhet ndeshja kthimit. Radhën e kanë çekët e Mladës të vijnë në Shqipëri, ku i pret një Skënderbe i vendosur për të kaluar në turin tjetër.
Ndeshja do të luhet në “Elbasan Arena”, sepse stadiumi i Korçës ende nuk është licensuar nga ana e UEFA-s për këto ndeshje. Kjo do të bëjë që të dyja palët të zhvillojnë një udhëtim, Mlada, nga Çekia drejt Shqipërisë, ndërsa Skënderbeu nga Korça në Elbasan.
E vështirë do jetë për tifozët korçarë për të ndjekur ndeshjen nga afër, por mësohet se për këtë ka menduar klubi, pasi do të vendosë autobus falas, duke ju dhënë mundësi të gjithë sportdashësve korçarë të mbështesin ekipin e tyre në “Elbasan Arena”.