3 fitoret radhazi kanë vendosur në rrugë Kukësin. Fillimi i sezonit me barazim ndaj Laçit dhe humbje ndaj Flamurtarit bëri që kriza psikologjike e skuadrës të mbyllej brenda një kohe të shkurtër.
Megjithatë mungesa e mesfushorit Musolli i ka krijuar jo pak probleme teknikut Cungu, i cili do të ketë në fushë njërin prej futbollistëve që e njeh skuadrën dhe ambjentin më mirë se çdo lojtar tjetër. Verilindorët do të përballen në javën e gjashtë me Luftëtarin, i cili ka marrë një pamje tjetër pas triumfit të pabesueshëm ndaj Teutës. Mbrojtësi Simon Rrumbullaku është ngritur në këmbë duke lënë pas dëmtimin që e mbajti larg fushave për një muaj. Anësori i krahut të majtë mund të marrë minuta që në ndeshjen me gjirokastritët, ku nuk pakt tjetërt përveç fitores.