Laçi mori një fitore shumë të rëndësishme në shifrat 1-2 kundër Kamzes ditën e sotme në objektivat e tyre për një vend në Europë sezonin që vjen. Por kjo fitore e kurbinasve ndihmoi edhe Vllazninë në krahun tjetër që është në garë për mbijetesën me ekipin e Kamzes. Duket se një fitore të tillë e kanë ndjerë shumë edhe futbollistët shkodran të bardhezinjve.
Ndriçim Shtubina pas fitores kundër Kamzes ka postuar një foto në profilin e tij në Facebook ku shfaqet me Fangajn dhe Niken. Të gjithë ish-lojtarë të Vllaznisë. Ai shkruan: “Vis Kraja të përshëndesim”. Duke iu referuar trajnerit të Vllaznisë dhe mbajtjes së fjalës nga ana e tyre që do luanin pastër kundër Kamzes dhe se do luanin në njëfarë mënyre edhe për Vllazninë.