Cristiano Ronaldo është larguar drejt skuadrës së Juventus-it, mirëpo duket se edhe Gareth Bale me shumë mundësi po shkon drej asaj rruge. Mediat spanjolle raportojnë se lojtari ka deklaruar që java e ardhshme do të jetë shumë e rëndësishme për të, pasi do të flase me drejtuesit e skuadrës.
Me largimin e portugezit ky është një pozicion i mirë për uellsianin, pasi do të ketë shumë hapësira dhe e ka të sigurt vendin në formacion. Megjithatë në 5 vite ka fituar gjithçka të mundshme dhe ndoshta mund të jetë “velur” me trofe, ndërsa tani Bale kërkon të shijojë suksese me një tjetër ekip, sikurse ish-shoku i tij portugez.