Jo vetëm lamtumira e Buffon, por nga Juventus në fund të këtij sezoni tashmë do largohet edhe një prej shtyllave të këtij 7 -vjeçari të mrekullueshëm për bardhezinjtë. Stephan Lichtsteiner që shënoi golin e parë të epokës së 7 skudetove në fitoren 4-1 kundër Parmas të viti 2011. Zviceriani lagohet nga bardhezinjtë pas 7 kampionateve të fituara dhe 4 Coppa Italia.
Ndoshta jo më i talentuari, por një nga më punëtorët dhe është i vetmi së bashku me Buffon, Barzagli, Marchisio dhe Chielinni që ka fituar 7 tituj rradhazi. 34-vjeçari duket se tashmë do provojë një aventurë të re në karrierën e tij dhe kampionati gjerman me në krye një ekip si Dortmund mund të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.