Pas barazimit në ndeshjen e djeshme me Partizanin, për skuadrën e Lushnjes vjen një tjetër lajm i mirë.
Stadiumi “Roza Haxhiu” ka përfunduar rikonstruktimin dhe do të jetë gati për ndeshjen e ardhshme.
Mësohet se fusha është vendosur e re, janë bërë ndërhyrje në disa nga tribunat dhe është rregulluar një pjesë e fasadës.
Lushnja që prej fillimit të Kampionatit e vuante mungesëne stadiumit, pasi detyrohej që ndeshjet brënda t’i luante në “Loni Papuçiu”, në Fier.
Përveç kësaj, skuadra nuk kishte as ku të stërvitej, por tashmë edhe ky problem mori fund.