Është vetëm 17 vjeç por forma e mirë e tij e mirë ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha europiane. Portieri i Milanit, pas një super forme tek skuadra e tij, duket se ka vendosur të mos e tradhtojë ekipin e tij, pasi ndihet mirë dhe po zhvillohet profesionalisht.
Lajmin për qëndrimin e tij dhe për një kohë të gjatë tek Milani e ka dhënë vëllai i tij, Antonio për “Corriere dello Sport”, duke thënë, se Donnarumma nuk do të largohet kurrë nga Milani aq më pak për një ekip si Juventusi.
Deklarata e plotë e vëllai të tij:
“Donnarumma nuk do të largohet nga Milani për asnjë arsye në botë, ndihet i lumtur te kuqezinjtë. Ai nuk e mendon kurrë një transferim te skuadra e Juventusit. Ai është vetëm 17 vjeç dhje ka arritur në këto nivele kaq të larta në futbollin ndërkombëtar”, u shpreh ai për “Corriere dello Sport”.