Pjesa e parë e ndeshjes mes Partizanit dhe rusëve të Krasnodar ka sjellë një pamje krejt ndryshe nga ajo e shtatë ditëve më parë. Të kuqtë kanë qenë më të përqendruar në fushën e lojës, ndërsa kanë dominuar edhe me raste kundër portës së Krasnodar.
Lojë e mirë dhe e fortë e “demave”, të cilëve në 45-minutat e para iu mungon vetëm goli. Nga ana tjetër Krasnodar është munduar që të luajë fortë, por edhe niveli i agresivitetit është rritur. Mundësitë e rusëve për shënim kanë qenë të rralla, ndërsa Partizani është detyruar që të largojë Ramadanin e dëmtuar dhe të aktivizojë italianin Bertoni.
Partizani – Krasnodar 0-0 (0-4)
Partizani: Hoxha, Krasniqi, Batha, Ramadani (Bertoni 22’), Trashi, Ibrahimi, Torassa, Fejzullahu, Atanda, Vila, Ekuban.
Trainer: Adolfo Sormani
Krasnodar: Sinitsin, Marynovich, Torbinski, Granqvist, Ari, Podberezkin, Bystrov, Joaozinho, Pereyra, Eboue, Petrov. Trajner: Oleg Kononov
Gjyqtarë: Jakob Kehlet, Lars Rix, Heine Sørensen (Danimarkë)
Kartonë të verdhë: Pereyra 31’, Torbinski 45’