Skuadra e Partizanit ka vijuar me përgatitjet për takimin e radhës ndaj Vllaznisë. Të besuarit e teknikut të kuq Sulejman Starova, kanë aplikuar sot programin e përcaktuar stërvitor të karakterit tekniko-taktik.
Mungesa e vetme e ekipit të Partizanit në takimin e radhës do të jetë Sodiq Atanda i cili është i skualifikuar pasi ka plotësuar numrin prej 3 kartonësh të verdhë.
“PERGATITJET NDAJ VLLAZNISE
Atanda mungesa e konfirmuar.
Skuadra vijon përgatitjet në prag të takimit ndaj Vllaznisë i vlefshëm për Javën e 20 të Kampionatit. Dita e sotme është karakterizuar nga dy seanca stërvitore. Paradite ekipi ka kryer stërvitje në palestër, ndërsa pasdite në orën 14:00 ka zbritur në ambjentet e kompleksit “Internacional Tirana” të Pezës ku edhe ka vijuar përgatitjet në fushë. Në drejtimin e trainerit Starova grupi ka aplikuar programin e përcaktuar stërvitor të karakterit tekniko- taktik. Sodiq Atanda rezulton mungesa e vetme për përballjen e së dielës ndaj Vllaznisë i skualifikuar, pasi ka plotësuar numrin 3 të kartonave të verdhë. Përgatitjet do të vijojnë nesër me seancën e radhës në program në orën 14:00”, shkruhet në njoftimin e faqez zyrtare në “Facebook” të Partizanit.