Skënder Gega, trajneri i Partizanit ishte sot në një konferencë për shtyp përpara mediave, për ndeshjen ndaj Kastriotit. Gega ka folur për gjendjen e ekipit, për kundërshtarin dhe është ndalur tek batuta e Telushit, që tha për kartonin e verdhë.
Ai ka thënë: “Shumë mirë jemi dhe gjërat shkojnë mirë. Jemi stërvitur, kemi analizuar ndeshjen e fundit dhe po mundohemi të marrim masat për Krujën. Duke parë ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut them se janë ekip për tu vlerësuar. Në Krujë shkojmë me synim të qartë nuk ka gjë të lehtë pasi çdo gjë është në letra. Sot jemi në vendin e dytë me një pikë mbrapa. Ne nuk duhet të ndahemi nga kryesuesit dhe do i vlerësojmë të gjitha skuadrat një nga një. Kemi edhe 26 ndeshje. Presioni kur je në vend të parë dhe të dytë e përgjegjësitë janë të mëdha. Duhet të jemi të qartë të marrim maksimumin.”
Ndersa për Bruno Telushin dhe kartonin e verdhë ai është shprehur: “Kur thashë për kartonin e Telushit, ishte një batutë dhe nuk ishte urdhër të merrte karton. Nëse merr të verdhë do ta rikuperojmë dhe do të jetë i rëndësishëm e titullar.”