Ardian Cuculli, mbrojtësi i Kukësit, dhe ishi i Partizanit, ka folur ditën e sotme përpara kamerave të “Supersport”. Ai është shprehur për rëndësinë e kësaj ndeshje dhe nuk ka lenë pa prekur dhe faktin që ndeshja do të luhet pa tifozat në tribunë.
Cuculli është shprehur: “Ësht ndeshje e rëndësishme që takohen dy ekipe që janë në luftë për titull. Është një sfidë që duhet rezultati, por dhe nëse nuk vjen, kampionati është i gjatë. Çdo tre pikësh nuk vlen aq në të tilla takime, por vlen më shumë pasi është me rivalin direkt. Nëse e mund ke shanse të shumtë të marrësh kreun.
Duhet të jemi të qetë dhe të luajmë mirë, të kemi vazhdimësi në rezultate . Bukuria dhe ajo që ndodh në fushë bëhet për të kënaqur spaktatorët. Është për të ardhur keq, që nuk do jenë në tribunë. Kam pasur shumë shqetësime, por do të shohim dhe shpresoj të jem gati për këtë ndeshje”.