Gëzim Sinemati, analisti i futbollit, i ftuar në emisionin “Procesi Sportv” është shprehur se është shumë shpejtë për të thënë nëse Partizani e ka fituar kampionatin, pasi jemi në një kampionat ku mund të kemi edhe ndërhyrje nga lart.
“Këtu tek ne asnjëherë nuk dihet se çfarë ndodh. Neve kemi qenë në një kampionat me më shumë se 8 pikë diferencë dhe gjërat kanë shkuar ndryshe. Duhet të presim, nëse nuk do të ketë ndërhyrje nga lart. Ne do t’i bëjmë atyre dëm nëse do të themi se Partizani ka fituar kampionatin. Rruga është ende e gjatë dhe duhet të presim”, ka thënë Gëzim Sinemati.