Partizani do të luajë kundër Flamurtarit në kuadër të javës së 25-të. Përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar, klubi i kuq bën me dije që skuadra ka nisur sot përgatitjet, përveç Bathës dhe Vilës të cilët janë në fazë riaftësimi.
” Skuadra ka rifilluar sot përgatitjet për takimin e radhës ndaj Flamurtarit i vlefshëm për javën e 25-të të Kategorisë Superiore. Në orën 12:00 grupi i lojtarëve nën drejtimin e trainerit Starova dhe stafit teknik ka kryer seancën e radhës në kompleksin “Internacional Tirana” në Pezë. Përgjatë përgatitjeve të sotme nuk kanë qenë prezent Batha, i cili vijon terapinë e rikuperimit dhe Vila si pasojë e një gjendjeje të lehtë gripale. Panvarësisht reshjeve të dendura të shiut seanca e sotme është zhvilluar me ritme të larta dhe të gjithë lojtarët kanë treguar impenjim maksimal . Përgatitjet vijojnë të mërkurën sipas të njëjtit program”, shkruhej në njoftimin e klubit të kuq.
Kujtojmë që ndeshja mes Partizanit dhe Flamurtarit do të luhet të shtunën, në orën 14:00, në stadiumin “Elbasan Arena”.