Skuadra e Partizanit është rikthyer në stërvitje pas një dite pushim. Të kuqtë e kryeqytetittashmë do të luajnë në transfertë ndaj Flamurtarit. Ditën e sotme ekipi është stërvitur në ” Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare” në Kmëz, duke filluar nga ora 10:30.
Partizani në javën e fundit u përfol se do të toleronte ndaj Vllaznisë, për t’u dhënë një “dorë” shkodranëve në “luftën” për mbijetesë. Në fakt ndodhi krej e kundërta, pasi të besuarit e Klevis Dalipit arritën të triumfonin me rezultatin e pastër 2-0.
Për trajnerin e partizanit në këto seanca stërvitore nuk do të ketë asnjë mungesë. Të gjithë lojtarët do të jenë të gatshëm për teknikun. 15 herë kampionët e vendit renditen në vendin e 4 me 50 pikë të grumbulluara në 34 javë kampionat.