Me meritë ndodhet në vendin e parë dhe ky sezon duket se do të jetë i Partizanit. Megjithatë deri në fund të sezonit ka ende shumë javë përpara dhe trajneri Skënder Gega duhet të marrë parasysh edhe të papriturat e edicionit futbollistik.
Për gjendjen aktuale të të kuqve ka folur një ish- i Partizanit, pikërisht Përparim Daiu. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetet sociale është shprehur se për të siguruar titullin kampion, duhen dy mbrojtës krahu dhe një sulmues “rrace” siç e quan ai.
Postimi origjinal i Përparim Daiut:
Per 1 Partizan kampion…deri tani ecuria e ekipit ka qene e mire kjo per merite te trajnerit Gega qe ka futur dhe injektuar frymen e grupit, grinten, pergjegjesise dhe vleren qe ka bluza e Partizanit seriozitetin dhe regullin ne rrugen e duhur per te vazhduar drejt titullit kampion. …por pyetja me lind …A jane kapacitetet e duhura ne organiken e momentit qe ka Partizani per te qene i sigurte ne rrugen e titullit?
A Kane qene ndeshjet me rivalet direkt 1 supremaci e diktat me loje e Partizanit? Une mendoj qe kane qene prezenca mjaftueshem dhe qe na gezojne per momentin qe ndodheni ne krye, por te jem i sinqerte dhe te kem besimin maksimal per tu shpallur kampion kam perseri rezerva per vete kontigjentin ne reparte te vecanta ku duhet te nderhyjne urgjentisht ne merkaton e janarit qe ate enderr qe kemi vite qe e shohim te behet realitet kjo enderr e ka emrin Partizani Kampion.
Gjithmone citoj mendimin tim personal nisur nga kjo enderr e kjo deshire ….dhe sugjerimi im eshte….2 mbrojtes cilesore krahu qe do ishin 1 siguri me shume ne aspektin difensiv por 1 arme e fuqishme ofensive ne mbeshtetje te repartit te mesfushes qe eshte me (cilesori) Trashi Mala Bardhi Asani Telushi etjdhe 1 bomber rrace. …pra kjo enderr qe shoh e shpresoj qe me profesionalizmin e drejtuesve te realizohen keto blerje dhe kjo enderr te behet realitet per te gjithe dashamiresit e tifozat dhe ish futbollistat e Partizanit qe ne fund te sezonit futbollistik te festojme te gjithe bashke titullin Kampion.