Skuadra e Partizanit i ka dhënë fund përgatitjeve në kompleksin “Pepa” në Elbasan. Përmes një njoftimi në uebsajtin zyrtar, klubi i kuq bën me dije që lojtarët do të zhvillojnë nesër në stadiumin “Selman Stërmasi” seancën e fundit stërvitore para përballjes kundër ekipit të Botev Plovdivit.
“Skuadra ka vijuar përgatitjet në kompleksin sportiv “Pepa” në Elbasan. Seanca sotme është zhvilluar në orën 18:00 dhe panvarësisht temperaturave të larta të gjithë lojtarët kanë treguar impenjim maksimal në stërvitje. Të mërkurën ekipi do të kryej seancën e fundit në tiranë në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 18:00. Ndërkohë përpara seancës së neserme traineri Starova do të dal edhe në konferencën e programuar për shtyp në prag të ballafaqimit ndaj Botev Plovdiv i vlefshëm për raundin e Europa League”, shkruhej në uebsajtin zyrtar të Partizanit.
Kujtojmë që të kuqtë do të luajnë ndeshjen e parë kundër ekipit bullgar të enjten në orën 17:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, në kryeqytet.