Sot, Partizani do të luajë kundër Luftëtarit në kuadër të çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në këtë sfidë priteshin të kishte uniforma blu brenda ambienteve të stadiumit, por tashmë mësohet se pas mbledhjes me drejtuesin e policisë, është vendosur që në “Elbasan Arena” të jetë vetëm 1 polic.
Një vendim ky që nuk është pritur mirë nga delegati i ndeshjes së Federatës Shqiptare të Futbollit. Kësisoj, tashmë po komunikohet me drejtorinë e përgjithshme të policisë për të marrë vesh se çdo të vendoset përfundimisht.