Partizani do të luajë në transfertë kundër Luftëtarit, në kuadër të javës së dhjetë të Superiores. Në këtë takim trajneri Starova do të vuajë mungesën e disa lojtarëve, si Kalari dhe Batha për shkak kartonësh. Ndërsa Fejzullahi do të mungojë pasi u dëmtua në sfidën kundër Skënderbeut. Në këtë mënyrë formacioni që pritet të hedhë në fushë Partizani është:
Hoxha
Atanda – Krasniqi – Malota – Ibrahimi
Ramadani
Vila – Trashi – Torassa- Fili
Ekuban