Agustin Torassa është një ndër lojtarët më të rëndësishëm të trajnerit Sormani. Shtatshkurtri po kërkohet të mbahet me ngulm nga drejtuesit e kuq, mirëpo akoma asgjë nuk është vendosur. Burime për newsport.al bëjnë me dije që mesfushori 27-vjeçar do të udhëtojë drejt Argjentinës, sapo Partizani të mbyllë ndeshjen e Europa League. Nuk bëhet fjalë për largim përfundimtar, pasi palët janë në bisedime për të rinovuar, por bashkëshortja e Torassës pritet të lindë dhe ai dëshiron që të jetë pranë njeriut të tij të zemrës. Për sa i përket të ardhmes së lojtarit zhvillime të reja pritet të ketë në orët në vazhdim.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.