Partizani vijon përgatitjet e minifazës përgatitore në Turqi, ndërsa drejtuesit e klubit vazhdojnë punën në merkato për të afruar në skuadër lojtarët e e nevojshëm që ka kërkuar trajneri Skënder Gega. Pasi nuk arriti dot marrëveshjen me sulmuesin Karikari së fundmi në listë ka dal një tjetër emër. Bëhët fjalë për boshnjakun Haris Hanxhiç.
28 vjeçari është pjesë e Sarajevos dhe mësohet se i ka kërkuar Partizanit një rrogë prej 15 mijë eurosh në muaj. Në të kaluarën Hanxhiç është kërkuar dhe nga Skënderbeu, por që nuk kanë arritur të transferojnë në Shqipëri. Këtë herë janë “demat e kuq” që insistojnë për të afruar lojtarin në kampionati shqiptar. Jo vetëm Hanxhiç, drejtuesit e klubit janë duke punuar për të afruar në skuadër dhe një mesfushorë dhe ka nisur negociata me fantazistin Tomas Simkoviç.