Idriz Batha do të luajë sezonin e ri në Greqi me skuadrën e Larisës. Ish-kapiteni i Partizanit i dha fund aventurës së tij me të kuqtë dhe tashmë do të nisë një rrugëtim të ri në kampionatin helen. Në Greqi mediet i kanë dhënë jehonë arritjes së marrëveshjes, megjithatë ende ai nuk është prezantuar me fanelën e AEL.
Në fakt, mesfushori i njohur është ende nën kontratë me 15-herë kampionët e Shqipërisë dhe vetëm të dielën ai del zyrtarisht lojtar i lirë. Frika e gjobave nga ana e drejtuesve ka bërë që futbollisti mos të bëjë hapa para kohe, por t’i kryejë procedurat e transferimit gradualisht. Kujtojmë që edhe klubi i Partizanit ende nuk ka njoftuar zyrtarisht për ndërprerjen e bashkëpunimit mes palëve.