Me përfundimin e shortit për raundin e parë të Europa LEAGUE-ës janë përcaktuar sërish me short ciftet që do të përballen në raundin e dytë eliminator.
Kështu për ekipet e Superligës paraqitet kjo pamje:
Partizani, gjithmonë nëse skualifikon Mariborin do të ndeshet direkt në raundin e dytë me fituesin e çiftit Chikura Sachkhere (Gjeorgji)- Beitar Jeruzalem (Izrael). Laçi duket se do ta ketë sërish të vështirë pasi nëse mposht qipriotët e Anorthosis, do të gjejë në raundin e dytë fituesin e duelit Glenavon (Irlandë e Veriut) me Molde (Norvegji).
Raundi i dytë eliminator i Europa LEAGUE midis datave 26 korrik dhe 2 gusht. Partizani dhe Laçi e nisin duelin e parë në fushë kundërshtare, gjithmonë nëse kalojnë fazën e parë.