Juventus-Napoli do të jetë kryendeshja e kësaj jave në Serinë A. Kjo sfidë do të vendosë “fatin” e kampionatit. Këtë sezon Juventusi është “prekur” nga dëmtimet dhe i fundit që ishte në dyshim për ndeshjen e sotme ishte Paolo Dybala.
Argjentinasi kishte probleme në këmbën e majtë dhe e detyroi trajnerin Allegri të bënte ndryshime në formacion.
Megjithatë “Sky Sport” raporton se gjendja e lojtarit është përmirësuar dhe do të jetë i gatshëm për në fushën e blertë.