Humbja e kombëtares shqiptare kundër Izraelit me rezultatin 2-0 ka ngjallur mjaft reagime nga sportdashës, por edhe gazetarë.
Së fundmi është Elert Yzeiri, i cili në rrjetet sociale ironizon situatën në të cilën është bataksur Kombëtarja jonë që nën drejtimin e Christian Panuçit, ka harruar të fitojë. Italiani e tha qartë që nuk dorëzohet dhe shpreson ende. Megjithatë vetëm një mrekulli mund t’i kualifikojë kuqezinjtë tanë.
“Panuçi ishte i qartë në analizën e tij për ndeshjen me Izraelin: Skuadrës i mungoi vetëm De Biasi dhe droni i Ballist Morinës”, shkruan ai.