Christian Panucci është dorëzuar përpara situatës në të cilën ndodhet ai dhe Kombëtarja shqiptare. Në 3 ndeshjet e fundit miqësore kuqezinjtë janë paraqitur në mënyrën më të keqe të mundshme. 8 gola të pësuar dhe vetëm një i shënuar tregojnë qartë krizën brenda kampit kuqezi. Për të vendosur stabilitet dhe qetësi brenda ekipit, tekniku italian ka në plan të rikthejë në skuadër veteranin Ansi Agolli. Mbrojtësi i majtë i Qarabagut pas 6 vitesh nuk është një futbollit i pazëvendësueshëm pasi nuk u aktivizua në ndeshjet e Europa League duke u lënë jashtë formacionit. Por nëse Panuçi i beson sërish eksperiencës së Agollit, 35-vjeçari mund të rikthehet pa humbur kohë për ekipin përfaqësues.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.