Kushdo që të jetë pasuesi i Christian Panuccit, rivali i tij i parë dihet tashmë, Islanda. Do të jenë pikërisht kombëtarja e shtetit ishullor në Atlantikun Verior skuadra ku pritet të debutojë “timonieri” i ri i kombëtares shqiptare të futbollit.
Me Edi Rejan që pritet vetëm zyrtarizimi e Roberto Donadonin e Roberto Di Canio në pritje, stoli kuqezi është gati të marrë formë përpara 8 qershorit, ditë ku kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Islandës për tu ndeshur me këtë përfaqësuese në kuadër të fazës kualifikuese të Euro2020.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.