Mesfushori shqiptar me tipare sulmuese Françesko Tahiraj ndodhet në udhëkryq. 22-vjeçari që aktivizohet në Slloveni me ekipin e Aluminij, kërkohet nga klubi i njohur kroat Hajduk Spliti, i cili ka shprehur interesimin lojtarin kuqezi.
Por Aluminij nuk pranon që ta largojë lojtarin pa përfituar financiarisht, pasi ai nuk ka pranuar rinovimin e kontratës. Në këtë situatë, klubet e interesuara mund ta rrëmbejnë lojtarin me parametër zero. Prandaj Aluminij po ushtron presion ndaj Tahirajt për ta detyruar të rinovojë kontratën në mënyrë që të përfitojë nga shitja e mundshme një shumë të madhe parash.
Edhe pse këtë sezon, ai ka realizuar 9 gola në 18 ndeshje në kampionatin slloven, Tahiraj nuk është thirrur asnjëherë te Shqipëria as nga tekniku De Biasi as nga Panucci, edhe pse ka punuar mjaft mirë gjatë këtyre viteve.