Futbollisti kuqezi Keidi Bare pati mundësinë të luante për 75 minuta në fitoren e thellë që skuadra e tij Malaga arriti ndaj Alcorconit 1-4. Mesfushori shqiptar bëri një paraqitje pozitive duke ndihmuar ekipin në arritjen e fitores së 16-ë në këtë sezon. Megjithatë, objektivi i ngjitjes në elitën e futbollit spanjoll mbetet i vështirë për t’u arritur, teksa duhet të presë hapa fals nga kryesueit e Osasunës dhe Albacetes të futbollistit tjetër kuqezi Rey Manaj.
Në 5 takimet e fundit, Bare është aktivizuar 2 herë. 21-vjeçari ka humbur formën e mirë të pjesës së parë të sezonit, kur ishte titullar i padiskutueshëm dhe lojtar kyç. Me ardhjen e trajnerit të ri te Shqipëria Edi Reja. Ai ka luajtur vetëm një takim me kuqezinjtë në 26 maj të vitit 2018 me Norvegjinë, ku Kombëtarja jonë u mposht me rezultatin 0-1.
© 2024 News Sport - Dev by Aplikacione.com.