Armando Vajushi ishte një nga risitë e listës së Christian Panuccit për miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën. Sulmuesi shkodran u grumbullua nga trajneri italian dhe në këto sfida pritej që ai të kishte disa minuta në këmbët e tij. Përveç kësaj, testet me Kombëtaren do të ishin si një vitrinë për të ku do të kishte mundësi të promovohej në arenën europiane. Por një dëmtim në seancat stërvitore e detyroi atë të largohej nga kuqezinjtë.
Së fundmi mësohet se Vajushi është rikthyer te Pro Vercelli. Shkodrani ka përfunduar aventurën me Avelinon, e cila ra nga Seria B. Megjithatë ai nuk do të qëndrojë te Pro Vercelli. Supersport raporton se për lojtarin shkodran ka oferta nga disa klube europiane, lajm i konfirmuar ky edhe nga drejtori i klubit të Pro Vercellit. Ende s’është vendosur asgjë, teksa do të jenë ditët e ardhshme që do të tregojnë përfundimisht të ardhmen e Vajushit.