Ditën e sotme disa futbollistë të Juventus Primavera kanë pësuar një aksident në Corso Potenza. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00. E përfshirë në këtë aksident ishte edhe një makinë policie, e cila ka qenë aty pranë, breda së cilës kanë qenë dy persona dhe kanë marrë lendime të vogla.
Nga klubi bardhezi ishin 3 lojtarë. Bëhet fjalë për Christian Makoun, mbrojtësi serb Luka Markovic dhe portugezi Joao Serrao. Shkaqet e aksidentit ende nuk janë zbardhur, e ndërsa po punohet për të ncxjerrë në ”dritë” burimin e kësaj ngjarjeje.