Ka pasur surpriza mbrëmja e kaluar në ndeshjet e NBA. Miami Heat ka marrë një humbje të papritur përballë Orlando Magic në shifrat 109-111. Për ekipin nga Florida ishte Richardson që shënoi 20 pikë,por nuk ia doli të ndihmonte ekipin e tij për të arritur suksesin. Për Magic ishte Hezonja që shënoi po 20 pikë. Pelicans nuk ia dolën mbanë kundër Utah Jazz duke humbur në shifrat 109-133. Për Jazz ishte Hood që mahniti me 30 pikë.
Kings fituan përballë Chicago Bulls me rezultatin 104-98 ndërsa LA Clippers iu falën 28 pikëve të Gallinarit për të mundur në shifrat 104-101 ekipin e Dallas. Për ekipin bardheblu ishte Matthews që shënoi 23 pikë.