Në ditët e fundjavës së shkuar disa lojtarë u operuan në gju. Përplasjet dhe loja e fortë ka bërë që ata të kenë dëmtime, por që do t’iu mungojnë disa javë apo muaj fushave dhe tifozëve, të cilët padyshim që e presin rikthimin e tyre.
Është Armando Vajushi, ai që operoi gjurin në Itali disa ditë më parë, teksa ndodhet në periudhë pushimi absolut pas ndërhyrjes. Shkodrani jo pak herë ka postuar në faqen e tij në instagram foto të këmbës së fashuar ose jo të fashuar, gjë që të bën të kesh shumë kurajo ta shohësh.
Sot ai ka hequr kapset që mbajnë të lidhur operacionin, ku ka regjistruar video, të cilën e ka postuar në instagram, ndërsa ndjekësit nuk janë ndjerë fort mirë nga pamjet, gjë që shihet edhe në komentet e bëra.