Barjam Jashanica u dëmtua rëndë në ndeshjen e Kupës ndaj Teutës, gjë e cila detyroi mbrojtësin të bënte një ndërhyrje në gju. Edhe pse fillimisht u mendua se rezonanca do ishte e mjaftueshme, nuk ka ndodhur kështu.
Ndërhyrja është zhvilluar ditën e djeshme në një nga spitalet private të kryeqytetit. Lidhur me mungesën në fushë të Jashanicës mësohet se do të jetë 6 javë, aq sa është dhe periudha kohore e rikuperimit.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, ku ndër të tjera uron mbrojtësin bardhekuq rikthim të shpejtë në fushën e lojës.