Ardian Ismajli ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në stomak. Futbollisti i kombëtares shqiptare është operuar ditën e sotme dhe menjëherë pasi ka dalë nga salla, ai ka reaguar për gjithë ndjekësit në rrjetet sociale, duke treguar se gjithçka ka përfunduar me sukses.
“Falënderimi i takon Allahut. Operacioni kaloi me sukses”, shkruan lojtari i prapavijës kuqezi. Kujtojmë që Ismajli zgjodhi të përfaqësonte kombëtaren shqiptare dhe në ndeshjen e Nation League kundër Uellsit, ishte titullar në formacionin e Christian Panuccit.