Ky sezon ishte viti më i errët për skuadrën e Vllaznisë, e cila e pa veten të zbriste një kategori më poshtë. Gilman Lika ishte një nga lojtarët që bënte pjesë në organikën shkodrane. Pavarësisht kontributit të mesfushorit, skuadra kuqeblu nuk mundi të mbijetonte në garën e ashpër të Superiores.
Tashmë merkato e verës është hapur dhe Supersport raporton se 31-vjeçarin e duan në Azerbajxhan. Emri i ekipit azer s’bëhet i ditur, megjithatë vetë Lika ka lënë gjithçka pezull pasi fillimisht ka deklaruar se dëshiron të ringrejë edhe një herë skuadrën shkodrane në elitë.