Në Kroaci sot ka nisur kampionati kombëtar, por tabloja është e njëjtë, RNK Split gjithnjë e më e dobët ndaj kundërshtarëve, teksa ka bërë nisje të shëmtuar të sezonit. Skuadra ku debutojnë shqiptarët Rrahmani dhe Bakaj është mundur nga Rijeka e Odise Roshit.
RNK Split u shpartallua 3-0 në fushën e tij nga Rijeka, ndërsa Rrahmani dhe Bakaj luajtën 90 minuta, duke mos mundur të ndalin këtë kundërshtar të fortë. Fieraku e nisi ndeshjen në minutën e 70, kur rezultati ishte 1-0, por që nuk asistoi në asnjë nga dy golat e shënuar më pas.