Braziliana e famshme, Ingrid Oliveira, u akuzua para një viti se kishte nxjerrë jashtë dhomës shoqen e saj të notit për të bërë dashuri me atletin Goncalves. Sot, ajo ka deklaruar se këto akuza që rëndojnë mbi të janë të vërteta.
Ajo dhe shoqja e saj, Giovanna Pedroso u renditen të fundit. Kaq mjaftoi dhe Pedroso i nxorri të “palarat” duke deklaruar se shkaku i rezultateve të dobëta ishte fakti se ajo kryente çdo natë marrëdhënie me atletin në fjalë
Sot, Oliveira pranoi se historia që doli atë kohë në media është e vërtetë dhe është penduar shumë për atë akt. Prej asaj kohe ajo s’është më pjesë e skuadrës kombëtare të Brazilit. Gjithsesi ajo nuk ka hequr dorë nga sporti i notit dhe vijon të lejë gojë-hapur tifozët meshkuj me linjat e saj.